Showbiz

Beatrix Ramosaj lanson këngën “Dancing With The Devil”

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, e ka publikuar videoprojektin e shumëpritur muzikor.

Kënga titullohet “Dancing With The Devil” dhe vjen e interpretuar tërësisht në gjuhën angleze.

Teksin dhe melodinë e këngës e ka bërë vet këngëtarja. Betarix po ashtu e ka bërë edhe kompozimin e këtij projekti, bashkë me artistin e suksesshëm shqiptar, Eugen Bushpepa.

Kjo dyshe po ashtu janë protagonistë të videoklipit.

Beatrix Ramosaj e ka paralajmëruar lansimin e këngës përmes një postimi në Instagram, me ç’rast edhe i ka falënderuar gjithë bashkëpunëtorët e saj.

 

 

“Dancing With The Devil” po ashtu e shënon rikthimin e Beatrixit në skenën muzikore pas tri vjetësh, kur edhe e kishte publikuar videoprojektin me titull “Pa ndjenjë”.

Kënga tashmë është publikuar në platformën YouTube, dhe është mirëpritur nga fansat e këngëtares.