Showbiz

Rita Ora shkon në Bullgari pas shkeljes së rregullave të karantinës në Britani të Madhe

Ylli i hitit “Anywhere”, Rita Ora, ka ikur nga Britania e Madhe duke udhëtuar drejt Bullgarisë, kjo pasi është kritikuar jashtë mase nga publiku i gjerë për shkak të shkeljes së rregullave të karantinës.

Këngëtarja me prejardhje kosovare u bë kryelajm në Angli pasi e mblodhi një grup të miqve të saj në një restorant në Londër, për ta festuar ditëlindjen e saj të 30-të. Ky veprim i Orës ishte në kundërshtim me rregullat e karantinës në vend, të caktuara nga qeveria prandaj edhe pranoi kritika të shumta publike nga mediat dhe njerëzit e thjeshtë në rrjetet sociale.

Me vendimin e saj të fundit për të ikur në Bullgari ku do të qëndrojë për pjesën e mbetur të vitit, këngëtarja simpatike duket se shpreson të largohet për ca kohë nga qendra e vëmendjes së publikut.

“Rita po ndjehet shumë keq për gabimin që e ka bërë me rastin e ditëlindjes, por megjithatë ka vendosur ta angazhojë veten me punë dhe kështu ta largojë mendjen nga situate e fundit. Pjesën më të madhe të vitit ajo e ka kaluar duke punuar në muzikën e saj, dhe tani po shpreson të rikthehet me këngë të reja në fillim të vitit 2021, përfshirë këtu edhe videoklipin e fundit i cili për momentin është duke u xhiruar në Bullgari. Ajo nuk dëshiron të jetë në Londër në këtë koha, prandaj e ka rezervuar një pushim relaksuar për festat e fundvitit, me shpresë se në janar do të mund ta fillojë vitin e freskën. Largimi për të reflektuar mbi gjithçka që ka ndodhur së fundmi, është shumë me rëndësi për të”, citohet të ketë thënë një burim i afërt i këngëtares për gazetën “The Sun”.

Rita Ora ishte gjobitur me një shumë prej 10 mijë funtesh për shkeljen e rregullave të karantinës, muajin e kaluar.

Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja kishte deklaruar se është penduar për këtë veprim, dhe i vjen keq që i ka vënë në rrezik jetët e personave të tjerë.

“Përshëndetje të gjithëve, unë e kam organizuar një ndejë të vogël me miqtë e mi, për ta festuar ditëlindjen e 30-të. Ishte një vendim i momentit dhe i gabuar, prandaj më vjen shumë keq që i kam thyer rregullat e karantinës. Po ashtu e kuptoj se ky veprim i ka vënë në rrezik jetët e njerëzve tjerë. Tani e kuptoj sa veprim i papërgjegjshëm ishte, dhe marrë përgjegjësi të plotë për këtë. Në veçanti më vjen turp kur e di personalisht, se sa shumë njerëz po punojnë me shumë mund për ta luftuar këtë sëmundje të tmerrshme, dhe jam e vetëdijshme për sakrificat që njerëzit dhe bizneset e ndryshme janë dashur t’i bëjnë për shkak të sigurisë sonë. Edhe pse e di që kjo nuk e rregullon gabimin tim, megjithatë dua të kërkojë falje të sinqerta”, kishte deklaruar Ora.