Showbiz

Tri kitarat e Eddie Van Halenit shiten për 422 mijë dollarë

Tri kitarat që i përkisnin rokerit Eddie Van Halen, ish-liderit dhe kitaristit të grupit “Van Halen”, i cili vdiq në 6 tetor të këtij viti, u shitën në ankand për 422.000 dollarë.

Nga të tri instrumentet, një kitarë e personalizuar elektrike e firmës Kramer, u shit më së shtrenjti - mbi 231,000 dollarë, njofton "RollingStone".

Shitja përfshinte instrumente dhe sende të tjera që u përkisnin artistëve të famshëm, duke përfshirë Kurt Cobain, Elvis Presley, Michael Jackson, Lady Gaga, Madonna, Little Richard, Bob Marley, Jimi Hendrix.

Disa kitara “Fender” të Kurt Cobain u shitën në total prej 281.000 dollarë, ndërsa kitara e parë e Bob Marley u shit në ankand për 153.000 dollarë.