Filmbërësi i njohur hollywoodian, Steven Spielberg, ka siguruar urdhër ndalesë ndaj një gruaje e cila i ka dërguar kërcënime me vdekje.
Regjisori i filmit “E.T.” ka ndërmarrë masa gjyqësore ndaj Sara Charit, e cila besohet se e ka shqetësuar atë për muaj të tërë, madje në një moment edhe e ka kërcënuar se do ta vras. Kështu Spielberg ka filluar të ketë frikë për sigurinë e personale, të bashkëshortes Kate Capshaë dhe mbarë familjes.
Sipas dokumenteve të siguruara nga TMZ, policia i ka treguar regjisorit 73-vjeçar se gruaja në fjalë, kishte provuar ta blejë një armë zjarri për ta vrarë atë, por ka përfunduar duke u arrestuar për kërcënime kriminale, ngacmim dhe përndjekje të paligjshme.
Spielberg po ashtu ka treguar se i ka marrë disa mesazhe kërcënuese në Twitter, nga Sara Char. Ndërkohë, gjykata ia ka siguruar regjisorit të famshëm një urdhër ndalesë të përkohshme, e cila e obligon gruan në fjalë të qëndrojë 100 metra larg tij.
-
2 dhjetor 2020 16:31
-
Shpërndaje në: