Showbiz

Emeli Sande është ndarë nga i dashuri

 

Ylli i hitit “Read All About It”, Emeli Sande, ka vetëm pak muaj që e ka bërë publike lidhjen e saj romantike me reperin, Jonathan Kabamba, i cili performon me nofkën Rychus Ryter, por siç duket këngëtaren nuk po e përcjellë fati në dashuri, pasi dyshja ka vendosur të ndahet dhe i ka fshirë të gjitha postimet e njëri-tjetrit në Instagram.

Për gazetën “The Sun”, një burim i afërt i këngëtares citohet të ketë thënë: “Emeli dhe Jonathan janë ndarë gjatë këtyre javëve të fundit, pasi nuk kanë mundur ta bëjnë lidhjen të funksionojë. Nuk ka hidhërime mes tyre, por sigurisht në një vit kaq të vështirë, ka qenë sfiduese për ta që ta mbanin gjallë romancën. Emeli është fokusuar në muzikë dhe gjatë muajve të fundit ka provuar t’i realizojë sa më shumë këngë që është e mundur. Nuk ka dyshim fare se të gjitha ndjenjat dhe emocionet e saj, i ka reflektuar edhe në këngët që i ka shkruar”.