Showbiz

Lipa e gatshme për “Studio 2054”

Dua Lipa duket se është e gatshme për paraqitjen e saj në “Studio 2054”.

Kjo performancë do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në Kosovë, këtë të premte më 27 nëntor nga ora 21:30 në LIVENow.

Më herët ishte raportuar se asaj do t’i bashkohen edhe J Balvin, Miley Cyrus, Kylie Miogue e të tjerë.

Në një postim në Twitter, Lipa ka publikuar disa fotografi përgatitore.

Aty shihet e shoqëruar me shumë valltarë tjerë.

“Shumë afër”, ka shkruar ajo.

Me ta bërë publik lajmin e organizimit të koncertit virtual “Studio 2054” i cili do të mbahet në një depo, Lipa e quajti këtë ngjarje një eksperiencë e re multidimensionale e drejtpërdrejt.

Përveç artistes FKA Twigs, edhe yje të tjerë janë kontraktuar për të interpretuar në koncertin e 27 nëntorit, por emrat e tyre nuk janë publikuar ende, transmeton Koha.

Ngjarja “Studio 2054” do të jetë një mbrëmje e mbushur me muzikë, performanca, aktrim, vallëzim dhe shumëçka tjetër. Në të, bukuroshja britaniko-kosovare pritet t’i ndërrojë disa kostume dhe skenat ku ajo interpreton do të ndryshojnë nga njëra-tjetra. Gjatë performancave ajo po ashtu do të shoqërohet nga disa muzikant, valltarë, akrobat të ndryshëm, dhe mysafirë special identiteti i së cilëve po mbahet i fshehtë.

“Studio 2054” do të transmetohet live në orë të ndryshme, varësisht prej territoreve dhe biletat për të fituar qasje për ta parë shoun, tashmë janë në dispozicionin e publikut. Madje përmes një postimi të fundit në Instagram, Lipa i ka publikuar edhe emrat e shteteve të Ballkanit ku do të transmetohet kjo ngjarje muzikore, përfshirë këtu edhe Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.