Filmi me superheronj, “Wonder Woman 1984”, do të debutojë në kinematë e Amerikës dhe në platformën digjitale HBO Max, më 25 dhjetor në ditën e Krishtlindjeve, një plan i pazakontë i lansimit i nxitur nga pandemia e koronavirusit.
Studioja filmike “Warner Bros.” përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se filmi i shumëpritur i regjisore Patty Jenkins, do të fillojë së shfaquri nëpër kinematë jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke filluar nga 16 dhjetori, transmeton Koha.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProjekti i mbushur me skena aksion i cili në rolin protagonist e sjell aktoren, Gal Gadot, fillimisht ishte planifikuar të publikohej nëpër kinema më qershor të këtij viti. Por studiot hollywoodiane i kishin shtyrë premierat e shumicës së filmave me buxhet të lartë, deri në vitin 2021, kjo pasi pandemia ka bërë që shumë kinema të qëndrojnë të mbyllura.
“Wonder Woman 1984” është filmi i fundit me superheronj i planifikuar për t’u lansuar gjatë vitit 2020. Dhe ekspertëve të filmit, kjo strategji po u duket e pazakontë dhe e çuditshme.
Patty Jenkins së fundmi ka lënë të nënkuptohet se do të ketë edhe vazhdim të tretë të filmit, “Wonder Woman”, por ky me siguri do të jetë i fundit për të. Regjisorja e famshme dëshiron ta jap maksimumin në filmin “Wonder Woman 1984”, pasi beson se do të jetë hera e fundit që ajo do të ketë mundësi ta sjellë historinë e superheroinës së famshme.