Showbiz

Dokumentari “Tiger King” akuzohet për keqtrajtim të kafshëve

Jeff Lowe, që është shfaqur në “Tiger King” dhe e kishte pushtuar kopshtin zoologjik me hitin e Netflixit, është akuzuar nga Qeveria amerikane për keqtrajtim të kafshëve.

Departamenti i Drejtësisë e ka akuzuar Lowein dhe bashkëshorten e tij Laurenin, duke pretenduar “se ka pasur trajtim jonjerëzor dhe mbajtje të papërshtatshme” ndaj tigrave dhe luanëve. Lowe nuk ka komentuar, por rishtas e ka akuzuar Qeverinë që ka bërë “akuza të rreme” kundër tij.

Ai e mori kopshtin zoologjik të Oklahomas nga ish-partneri i tij i punës, Joe Exotic, më 2016.

“Greater Wynnewood Exotic Animal Park”, që ka qenë strehë e më shumë se 230 tigrave dhe luanëve, ka qenë cak i një serie të inspektimeve nga Departamenti i Agrokulturës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lowe ka thënë se agjencia i është përkulur presionit nga organizata e të drejtave të kafshëve “Peta”, dhe se parku i tij është kthyer në cak për “çdo budalla dhe çdo të krisur të të drejtave të kafshëve në botë”.

Të enjten Departamenti i Drejtësisë ka thënë se ka nisur një proces gjyqësor ndaj çiftit Lowe, duke i akuzuar për “marrje ilegale, posedim dhe transportim të kafshëve të mbrojtura” përfshirë një ari të murrmë dhe lemurë gjithashtu edhe tigra e luanë dhe “kanë vënë në rrezik serioz shëndetin e kafshëve”.

Në një komunikatë Jonathan D Brightbill, ndihmësprokuror i përgjithshëm, ka thënë se çifti ka dështuar për të siguruar “kujdes bazik veterinar, ushqim të duhur dhe kushte të sigurta jetese për kafshët”.

Mungesa e kujdesit të duhur shkaktoi vdekje të parakohshme “në disa raste”, ka thënë Departamenti i Drejtësisë.

“Kafshët nuk kishin sasi të mjaftueshme të ushqimit të përshtatshëm dhe ishin nënpeshë dhe vuanin nga mungesa e ushqimit, duke i bërë të ndjeshme ndaj lëndimeve, nuk kishin mundësi të qëndronin në këmbë apo të ecnin dhe kishin probleme neurologjike”, kanë shtuar ata.

“Inspektorët kanë zbuluar gjithashtu erë të ndyrë, pjesërisht të djegur dhe kufoma të mëdha të maceve të shpërbëra dhe një kamion me frigorifer të thyer që ka pasur mish të kalbur”.

Në qershor gjyqi urdhëroi Lowein që ta lironte kopshtin zoologjik dhe t’ia kalonte të drejtat Carole Baskin, që Joe Exotic ishte akuzuar se kishte tentuar ta vriste.

Lowe e mbylli parkun në gusht se i ka shpërngulur 160 mace të mëdha në një kopsht zoologjik të ri në Thackerville.

“Çifti Lowe ka dalë me komunikata publike se hapësira e re në Thackerville do të emërohet 'Tiger King Park' dhe do të funksionojë si një shesh xhirimi për emisione televizive dhe xhirime të tilla”, ka thënë Departamenti i Drejtësisë.

Departamenti i Drejtësisë ka thënë se do të kërkojë dëme të paspecifikuara nga çifti Lowe dhe do të provojë të konfiskojë “kafshë të caktuara” nga ata.

Exotic, emri i vërtetë i të cilit është Joseph Maldonado-Passage, tashmë është duke e vuajtur dënimin e tij me 22 vjet burgim për përfshirjen e tij në një komplot vrasjesh me pagesë dhe abuzim me kafshë.

Netflix, siç është raportuar, ka siguruar të drejtat për sezonin e dytë të “Tiger King” – por popullariteti i emisionit ka ndikuar që tashmë të ketë plane tjera, përfshirë një seri me tetë pjesë, ku shfaqet Nicolas Cage në rolin e Exotic.