Para një dite në kanalin zyrtar të Radiotelevizionit Shqiptar u publikuan 26 këngët pjesëmarrëse të Festivalit të Këngës në RTSH.
Në mesin e artistëve që sivjet konkurrojnë për vendin e parë të kësaj ngjarjeje, e që njëherësh e fitojnë të drejtën për ta përfaqësuar Shqipërinë në festivalin e ardhshëm “Eurosong 2021”, janë një miks i artistëve tashmë të njohur të muzikës shqiptare dhe këngëtarëve relativisht të ri në skenë si: Manjola Nallbani, Kamela Islamaj, Kastro Zizo, Era Rusi, Erik Lloshi, Rosela Gjylbegu, Florent Kabashi dhe të tjerë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, nëse bazohemi në klikimet dhe komentet që këngët e postuara në YouTube i kanë marrë deri më tani, tashmë mund të kuptohen cilët janë artistët dhe këngët e preferuara të publikut, që potencialisht do të garojnë kokë më kokë për vendin e parë, transmeton Koha.
Ajo që momentalisht udhëheq me më së shumti klikime është artistja e re, Inis Neziri, e cila më shumë emocion e interpreton baladën e dashurisë me titull “Pendesë”. Pas saj me 24 mijë klikime renditet Anxhela Peristeri me këngën “Karma”, e cila e vë në pah vokalin e fuqishëm të këngëtares. Tutje në mesin e të preferuarve të publikut duket të jenë, këngëtari i ri Mirud i cili ka arritur t’i marrë 20 klikime me këngën ritmike “Nëse vdes”, dhe Era Rusi me një këngë krejt ndryshe nga projektet tjera konkurrente e cila titullohet “Zjarri im”.
Edicioni i 59-të i Festivalit të Këngës në RTSH do të mbahet në dhjetor të këtij viti, përkundër situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.