Showbiz

Të famshmit e pushtuan Twitterin me mesazhe uruese për Joe Bidenin

Të famshmit e pushtuan Twitterin me mesazhe uruese për Joe Bidenin
Foto: Getty Images
 

Cher, Arianna Grande, Lady Gara, John Legend, Pink, Reese Witherspoon dhe Kim Kardashian, ishin ndër yjet e shumtë të showbizit të cilët i pushtuan rrjetet sociale me mesazhe uruese, menjëherë pas shpalljes së kandidatit demokrat, Joe Biden, fitues i zgjedhjeve presidenciale në Amerikë.

Lady Gaga, e cila e ka shoqëruar Bidenin në fushatën e fundit presidenciale në Pennsylvania, një ditë para zgjedhjeve të 3 nëntorit, e postoi mesazhin në Twitter ku shkruhej: “@JoeBiden @KamalaHarris dhe populli amerikan, ju sapo ia treguat botës një gjest të jashtëzakonshëm të mirësisë dhe guximit, që njerëzimi e ka parë ndonjëherë. Shumë dashuri për presidentin e zgjedhur dhe zëvendëspresidenten e parë grua”.