Showbiz

Charlie Hunnam dyshon se është prekur nga COVID-19 për herë të dytë

Foto: British GQ
Foto: British GQ
 

Aktori i njohur, Charlie Hunnam, ishte prekur nga koronavirusi në fillim të këtij viti, dhe tani ai mendon se është prekur sërish nga virusi vdekjeprurës.

Ylli i serisë “Sons of Anarchy” së fundmi e bëri të ditur lajmin se është përballur me koronavirusin në fillim të vitit 2020, por po brengoset se mund të jetë prekur sërish me këtë sëmundje për shkak se po i përjeton disa simptoma identifikuese si, temperatura e lartë dhe kolla e thatë, transmeton Koha.

“Nuk jam i sigurt çfarë sëmundje kam. Por, kam temperaturë të vazhdueshme, kollitje të thatë dhe po ndihem tejet i lodhur. Prandaj, dyshoj se mund të jetë sërish COVID-19”.

40-vjeçari Hunnam tutje e pranoi se e ka bërë testin për koronavirus i cili ka rezultuar negativ, si dhe është e mundur se ai po e gjykon gabimisht gjendjen e tij shëndetësore.

Arsyeja pse aktori po ndihet i pasigurt rreth diagnozës së tij, është ngase herën e parë kur ishte prekur nga koronavirusi ai nuk kishte përjetuar simptoma të rënda, përveç humbjes së shijes dhe nuhatjes.

Gjatë një intervistë për emisionin “Jimmy Kimmel Live”, Hunnam tha: “Sëmundja herën e parë nuk ishte e këtillë. Unë thjeshtë e humba sensin e shijes dhe nuhatjes për dhjetë ditë, si dhe ndihesha paksa i lodhur. Por kësaj radhe po ndihem shumë më ndryshe, dhe më keq. Mund të jetë edhe një grip sezonal. Nuk jam i sigurt”, ka përfunduar tutje aktori.