Showbiz

Drake thyen rekord në toplistën e këngëve më të mira “Billboard”

Drake thyen rekord në toplistën e këngëve më të mira “Billboard”
 

Artisti i njohur kanadez, Drake, e ka thyer rekordin e toplistës “Billboard” të cilin e ndante me muzikantin, Stevie Wonder dhe ikonën e ndjerë të muzikës, Aretha Franklin.

Kënga e yllit të muzikës hip-hop “Laugh Now Cry Later” e cila vjen në bashkëpunim me reperin Lil Durk, është bërë hiti i tij i 21-të i pozicionuar në maje të toplistës së këngëve më të mira R&B dhe Hip-Hop në Amerikë, transmeton Koha.