Ish-anëtari i Beatles, Paul McCartney, regjistroi një album solo gjatë bllokimit nëntë-javor të Britanisë, duke nisur nga marsi, si pasojë e Covid-19.
“Po bëja thjesht shaka, duke mos dyshuar kurrë për asnjë sekondë se ky do të ishte një album”, theksoi ai.
Albumi titullohet “McCartney III” dhe disa nga këngët etiketohen si “jehonë pandemike”.
Paul theksoi se optimizmi i tij u frymëzua nga mënyra se si prindërit e tij u përballën me bombardimet në Liverpool gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Ata u mbijetuan bombardimeve dhe humbjes së njerëzve dhe megjithatë dolën prej saj me një frymë të pabesueshme. Unë isha ai që i kujtova vetes, dhe kushdo që dëgjonte, se duhet të kuptosh gjërat e mira dhe të kapërcesh pandeminë”, tha ish anëtari i Beatles.
Albumi do të dalë në treg më 11 dhjetor dhe përfshin një version të rishkruar të një kënge të pa publikuar nga fillimi i viteve ’90.