Showbiz

Franshiza “Fast & Furios” drejt fundit

Franshiza e kahershme e filmit “Fast & Furious” do të marrë fund, pas edhe dy filmave të tjerë.

Justin Lin do të jetë regjisor i filmave që do të jenë të 10-tit dhe të 11-tit me radhë, kanë raportuar revistat “Deadline” dhe “Variety”.

Pjesa e nëntë e franshizës do të publikohet në maj të vitit 2021, pas shtyrjes prej rreth një viti për shkak të pandemisë COVID-19.

Seritë përplot skena aksion të filmave janë publikuar fillimisht më 2001, me serinë “The Fast and the Furious” që në rolin kryesor kishte aktorët Vin Diesel, Michelle Rodriguez dhe më vonë edhe Paul Walker. Që atëherë, projekti është zgjeruar për të përfshirë tetë vazhdime të njëpasnjëshme, me një film qendror dhe me seriale të animuara televizive.

Seritë – në të cilat përfshihet edhe “Fast & Furious: Hobbs & Shaw” i vitit të shkuar – kanë gjeneruar deri më tani rreth 5.7 miliardë dollarë në tërë botën.

“Furious 7”, i publikuar më 2015, është filmi më i suksesshëm deri tani, pasi ka arkëtuar plot 1.5 miliardë dollarë.

Sipas “Deadline”, dy filmat e fundit pritet që ta shpalosin “një rrëfim të madh” që do t’i ribashkojë aktorët kryesorë të të gjitha serive të deritanishme.

Mst: Si mori seria përmasa të gjera dhe fitimprurëse?

Kur “The Fast and the Furious” ishte publikuar më 2001, shumë pak njerëz kishin parashikuar se do të gjenerojë arkëtime globale.

“The Fast and the Furious...mezi se e plotëson kuptimin e vet titullin të tij”, ishte tallur “Entertainment Weekly”, kurse “The Washington Post” e kishte cilësuar titullin e tij si një “rebel pa një kauzë që është kauzë”.

Nga ana tjetër, Neil Smith i BBC-së e mirëpriti ngrohtësisht “një fshikullim të lartë e të thellë të tipit ‘Formula Një’” të asaj që e quajti “filmi më i mirë i verës”.

Në “2 Fast 2 Furious” Walker u rikthye, por pa Dieselin, në atë që e gjeti atë dhe kolegun e tij Tyrese Gibson “në bela” me lordin e drogës në Miami. Dhe kjo pjesë ishte në rolin e regjisorit John Singletonin.

Kjo pjesë më 2006 u pasua nga “The Fast and the Furious: Tokyo Drift”, në të cilin u shfaq një personazh i ri – Sean Boswelli i portretizuar nga aktori Lucas Black – që përfshihet në garat ilegale me vetura nëpër rrugët e Japonisë. Megjithëkëtë, ishte “Fast & Furious”-i i 2009-s ai që vuri gurthemelin e zhvillimit pasues të franshizës aksion sipas modelit të “James Bond”-it.

Filmi i ribashkoi Brian O'Connerin (Walkerin) dhe Dominic Torettosin (Dieselin), për t’iu vënë pas dhe mposhtur një kartel të tërë meksikan droge.

“Fast Five” (2011) e barti formulën në Rio dhe e paraqiti Dëayne "The Rock" Johnsonin në rolin e Luke Hobbsit, agjentt amerikan që kishte për qëllim ta nxirrte Toretton para drejtësisë.