Showbiz

Taraji P. Henson i ka dhënë fund fejesës

Foto: Shutterstock

Ylli i serisë “Empire” Taraji P. Henson, e ka konfirmuar lajmin se ajo dhe i fejuari i saj Kelvin Hayden kanë vendosur të ndahen, por aktorja ende shpreson që ta gjejë dashurinë e jetës.

“Ende nuk ka folur publikisht për lidhjen time, por fatkeqësisht ajo nuk funksionoi. Unë provova gjithçka, madje edhe terapitë me psikolog, por nëse te dyja palët nuk janë në të njëjtin mendim dhe nuk e japim maksimumin nga vetja për ta bërë një lidhje të funksionojë, atëherë e vëren se nuk është e drejtë që barrën për funksionimin e një lidhjeje ta ketë vetëm njëri partner. Lumturia ime nuk është përgjegjësi e tija dhe anasjelltas. Fillimisht ne duhet të mësojmë si ta bëjmë veten të lumtur, e pastaj njëri-tjetrin. Prandaj, kur një person e bartë tërë barrën e lidhjes, atëherë është e sigurt që ajo lidhje nuk do të funksionojë. Partnerët duhet t’i gjenden afër njëri-tjetrit, por kjo nuk do të thotë se duhet ta lësh veten anash. T’i duhet të mendosh për mirëqenien tënde gjithmonë”, citohet të ketë thënë aktorja në një intervistë të fundit.

Sidoqoftë, Taraji e cila u fejua me Kevinin në vitin 2018, insiston se do të vazhdojë të dalë në takime romantike në kërkim të dashurisë së jetës, transmeton Koha.

Në fillim të vitit, aktorja 50-vjeçare e kishte pranuar se organizimi i dasmës po i dukej mjaft i vështirë. Ajo po ashtu po planifikonte ta organizonte një muaj mjalti në ndonjë vend ekzotik. Atëkohë, çifti Henson dhe Hayden po planifikonte të martohej në një kantinë të verës, vendi ku ishin takuar për herë të parë dhe kishin rënë në dashuri me njëri-tjetrin.

Taraji P. Henson e cila e ka një djalë nga lidhja e saj e mëparshme me të dashurin e shkollës së mesme, William LaMarr Johnson, i cili u vra në vitin 2003. Gjatë karrierës së saj mbi 20-vjeçare, aktorja ka luajtur në filma të shumtë të tillë si: “Date Night”, “Think Like a Man”, “The Curious Case of Benjamin Button”, “Hidden Figure”, “Proud Mary” dhe të tjerë.