Prezantuesja e njohur shqiptare, Arbana Osmani, është bërë nënë për herë të dytë. Ajo e solli në jetë një djalë, të cilin e ka me të dashurin Eduart Grishaj.
Çifti nuk ka ndarë shumë detaje rreth foshnjës, por besohet se atë e kanë pagëzuar me emrin Diell, transmeton Koha. Kjo ngase në postimin e Grishajt në rrjetet sociale, poshtë fotografisë së babait dhe foshnjës shkruhej: “Lindi Dielli”.
Ky është fëmija i parë për Eduardin, kurse i dyti për prezantuesen e “Big Brother Albania” e cila e ka edhe një djalë nga martesa e saj e parë.
{gallery}