Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Demi Lovato me këngë thumbon presidentin e Amerikës

Demi Lovato me shumë guxim dhe pa kërkuar falje këndon për gjendjen politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në videoprojektin e ri të titulluar “Commander in Chief”.

Kënga vjen pak javë para zgjedhjeve në Amerikë, të cilat mbahet më tre nëntor.

E realizuar nga Eren Cannata dhe vëllai i këngëtares Billie Eilish, Finneas, kënga e përcjell me një videoklip të thjeshtë por domethënës, veçohet për tekstin e saj ku ndër të tjera Lovato dëgjohet duke thënë: “I pari i vendit, sinqerisht, nëse do t’i bëja gjërat që ti i bënë, nuk do të mund të flija natën. Ne jemi në gjendje krize… derisa ti i frynë xhepat e tu.”

Protagonistë të videoklipit në fjalë janë qytetarë të thjeshtë të Amerikës të cilët i takojnë racave të ndryshme, derisa kah fundi i këngës shfaqet edhe Demi Lovato e cila vjen me një performancë emocionuese, transmeton koha.

“Commander in Chief” tashmë është lasnuar në platformën muzikore YouTube, ku i numëron më shumë se 4 milionë klikime. Ndërsa të mërkurën më 14 tetor, Lovato e interpretoi live këtë baladë në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve “Billboard Music Awards”.

Këngëtarja e lindur në New Mexico e cila është fituese e shumëfishtë e çmimit “Grammy”, e filloi karrierën e saj duke luajtur dhe performuar në seri të kanalit Disney të tilla si: “Camp Rock” dhe “Sonny with a Chance”, para se ta fillonte karrierën si pop këngëtare. Ndër vite Lovato ka realizuar hite të shumta si: “Skyscraper”, “Sorry Not Sorry”, “Confident”, “Heart Attack”, “Sober”, “Anyone”, “I love me” dhe të tjerë.

Edhe Të enjten lansohet dueti mes artistëve Demi Lovato dhe Sam Fischer Showbiz Të enjten lansohet dueti mes artistëve Demi Lovato dhe Sam Fischer