Policia londineze ka ndërprerë xhirimet e klipit më të fundit të këngëtares Dua Lipa, si pasojë e thyerjes së disa rregullave të reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
E përditshmja “The Sun” ka shkruar se Lipa, e shoqëruar nga një grup i madh i ekipit të produksionit, kishte zbarkuar në Shoreditch të Londrës Lindore për xhirimet, për të xhiruar në një rrugicë të qytetit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMirëpo një pjesë e ekipit gjatë xhirimeve ishte mbledhur në numër të madh, për ta nxitur policinë që të reagojë, transmeton KOHA.
“Dua dhe shoqëruesit e saj po i shijonin në maksimum xhirimet, por për ata që jetonin përreth tyre, xhirimet ishin një makth”, ka thënë një qytetar, i cili foli për gazetën. “Dukej sikur njerëzit në xhirime po thyenin rregullat dhe distancimi shoqëror ishte plotësisht i përjashtuar”, shtoi më tej ai, duke shtuar se kishte përreth shumë valltarë.
Fotografitë e publikuara nga mediat angleze kanë shfaqur pamjet edhe të momentit, kur vetura e policisë ka arritur në sheshxhirim.
Këngëtarja kosovare me nam botëror ka pasur një vit të suksesshëm në karrierë, pasi gjatë muajit mars publikoi albumin “Future Nostalgia”, për këngët e të cilit ishte duke i realizuar klipet.