Showbiz

Billie Eilish hipnotizon me zërin melankolik në “The Tonight Show”

Billie Eilish hipnotizon me zërin melankolik në “The Tonight Show”

Këngëtarja e re në moshë por tejet e talentuar, Billie Eilish, ishte performuesja e radhës në emisionin e fundit “The The Tonight Show Starring Jimmy Fallon, ku së bashku me vëllain dhe bashkëpunëtorin e saj, Finneas, e performoi live kolonën zanore të filmit të ardhshëm me agjentin 007, “No Time To Die”.

Performanca unike, e ndjeshme dhe e xhiruar në bardh e zi, erdhi pikërisht më 5 tetor që njihet si “Dita Botërore e James Bondit”, transmeton Koha.