Këngëtarja e njohur amerikane, Mariah Carey, planifikon të mos jap më intervista televizive pas lansimit të librit të saj biografik.
Ylli i hitit “Fantasy” insiston në idenë se tani pas ndarjes së historisë së plotë të jetës dhe karrierës, më nuk e sheh të arsyeshme të flasë për burime të ndryshme mediale, për ta promovuar punën e saj.
Sipas Careyt, autobiografia e saj me titull “The Meaning of Mariah Carey” i thotë të gjitha rreth këngëtares, dhe njerëzit tash e tutje mund t’i referohen librit nëse kanë ndonjë pyetje për të, transmeton Koha.
“Nuk kam asgjë kundër intervistave por nuk i shoh më si të nevojshme. Asgjë që një gazetarë apo prezantues të më pyes, përgjigjen nuk mund t’ia artikuloj më mirë sesa e bënë ky libër. Tani e tutje, të gjitha pyetjeve do t’iu përgjigjem përmes autobiografisë sime. Më kuptoni çfarë dua të them?”, citohet të ketë thënë Carey për gazetën “The Guardian”.
Këngëtarja 50-vjeçare e cila i ka dy fëmijë, Moroccan dhe Monroe, me ish-bashkëshortin Nick Canon, tutje ka deklaruar se e meriton të trajtohet në mënyrë të veçantë, sepse ka punuar shumë gjatë jetës së saj për të arritur këtu ku është.
Pavarësisht se shpesh në media është kritikuar për kërkesat e saja të çuditshme, si dhe e ka fituar reputacionin e një ylli që sillet sikur një diva, Mariah thotë se nuk shqetësohet nga ky fakt dhe nuk i intereson çfarë mendimi kanë të tjerët për sjelljet apo personalitetin e saj.
{gallery}