Filmi i ri i James Bond 007 “No Time To Die” është shtyrë deri më 2 prill 2021.
Filmi fillimisht ishte planifikuar të plasojë më 12 nëntor 2020.
“Producentët, Michael G. Wilson dhe Barbara Broccoli, njoftuan sot se publikimi i “NO TIME TO DIE” filmi i 25-të në serinë e James Bond, do të shtyhet deri në 2 prill 2021 në mënyrë që të shihet nga një teatër me audiencë në mbarë botën”, u tha në njoftimin e James Bond në Twitter.