Showbiz

Konfirmohet data e lansimit të filmit “No Time To Die”

Është konfirmuar data e re e lansimit të filmit të ardhshëm me agjentin 007, “No Time To Die”, pasi pësoi disa herë ndryshime për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ekipi prapa vazhdimit të ardhshëm të filmit me James Bondin, e bëri të ditur lajmin e shtyrjes së datës së lansimit qysh në fillim të muajit mars, duke thënë se pas vlerësimit të situatës së shkaktuar nga pandemia e fundit dhe ecurisë së tregut global të kinematografisë në këtë periudhë, ata kanë vendosur ta shtyjnë lansimin e “No Time To Die” për në nëntor të vitit 2020.

Dhe vazhdimi i 25-të me radhë i filmit të shumëpritur aksion, zyrtarisht do të lansohet nëpër kinematë e Britanisë së Madhe nga 12 nëntori, ndërsa fansat në Amerikë do të kenë mundësi ta shohin atë nga 20 nëntori, transmeton Koha.

“No Time To Die” po ashtu e shënon herën e fundit që aktori, Daniel Craig, e portretizon spiunin ikonik në ekran të madh.

Një burim i afërt ka raportuar se agjenti Bond vjen si baba në këtë projekt, pasi protagonist Daniel Craige, ka dashur ta befasojë publikun me këtë vazhdim të filmit. Ngjarja e filmit “No Time To Die” zë vend pesë vjet pas ngjarjeve të zhvilluara në vazhdimin e fundit, Spectre”, dhe e sjellë agjentin 007 duke e shijuar pensionimin në Jamaica, së bashku me doktoreshën Swann, para se të detyrohet ta shpëtojë botën dhe një herë të fundit nga një pandemi biologjike.

Ndërkaq, në fillim të vitit u bë e ditur se këngëtarja shumë e suksesshme amerikane, Billie Eilish, do ta interpretojë kolonën zanore të filmit me të njëjtin titull, “No Time To Die’.