Dua Lipa ka publikuar këngën e saj më të re “Levitating”.
“Levitating” vjen në bashkëpunim me reperin DaBaby, transmeton KOHA.
Kjo këngë vjen më tepër se një muaj pas bashkëpunimit të Dua Lipës me Missy Elliottin e Madonnan.
“Levitating” mund të dëgjoni në të gjitha platformat e rëndësishme, përfshirë këtu Apple Music dhe Spotify.
Kënga është pjesë e albumit të Dua Lipës “Future Nostalgia”.