Showbiz

Disney paralajmëron vazhdimin e dytë të filmit “The Lion King”

Kompania “Walt Disney” është duke e zhvilluar një vazhdim të dytë të filmit të virit 2019, “The Lion King”, nën regjinë e fituesit të çmimit Oscar, Barry Jenkins.

Filmi klasik i animuar i vitit 1994 i studios Disney, e rrëfen historinë e një luani të vogël të quajtur Simba. Ndërsa, filmi i ripërpunuar i vitit 2019 e solli këtë histori në ekran të madh duke përdorur teknologji të avancuar që i bënte kafshët të dukeshin sikur janë të gjalla, transmeton Koha.

Edhe vazhdimi i ri i këtij projekti do të realizohet me një teknologji të ngjashme sikurse filmit i vitit të kaluat, i cili i arkëtoi 1.7 miliard dollarë në arkat filmike.

Regjisori Barry Jenkins më së miri njihet për filmin “Moonlight”. Në vitin 2017 ai arriti ta fitojë një shpërblim Oscar për skenarin më të mirë, si dhe filmi i tij u shpall "Filmi më i mirë i vitit", për ekranizimin e shkëlqyer të historisë së një burri të varfër zezak i cili ballafaqohet me seksualitetin e tij.

Jenkins po ashtu ishte nominuar për Oscar, me skenarin e filmit të James Baldwinit, “If Beale Street Could Talk”, i cili e rrëfente historinë e një çifti të ri në Harlem, e ardhmja e së cilit shkatërrohet kur mashkulli burgoset për një krim të cilin nuk e ka kryer.

Deri më tani nuk janë ndatë detaje rreth datës së lansimit të filmit të ardhshëm “The Lion King”, ekipit të aktorëve të angazhuar në të, apo kohës se kur do të fillojnë xhirimet e tij.