Showbiz

Amanda Seyfried është bërë nënë për herë të dytë

Ylli i filmave “Mamma Mia”, Amanda Seyfried, e ka mirëpritur në jetë fëmijën e saj të dytë me bashkëshortin, Thomas Sadoski. Foshnja është djalë, ndërsa çifti tashmë e ka edhe një vajzë tri vjeçare së bashku të quajtur Nina.

Megjithëse shtatzëninë e dytë aktorja e kishte mbajtur të fshehtë nga publiku, lajmin për lindjen e djalit e bënë publik përmes një postimi në rrjetet sociale, transmeton Koha.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

If you’re interested in helping out, the (now) 4 of us would love it if everyone able could set up a monthly $4 (or $44!!) donation to BOTH of these incredible organizations that help make the world a better place for kids. Repost from @inaraorg & @warchildusa. We at War Child and INARA are so happy to be the first to announce that our board members Amanda Seyfried and Thomas Sadoski welcomed their second child into this world. ⁠ ⁠ Their statement:⁠ “Since the birth of our daughter 3 years ago our commitment to the innocent children that are so brutally affected by conflict and war has been a driving force in our lives. With the birth of our son the work of INARA and War Child has become our North Star.”⁠ @mingey @thomas_sadoski @inaraorg⁠ ⁠ ⁠#AmandaSeyfried #ThomasSadoski #BabyBorn #BabyAnnouncement #SecondChild #NewBorn #INARA #WarChild

A post shared by Thomas Sadoski (@thomas_sadoski) on

 

Aktorët Seyfried dhe Sadoski, njihen si një çift i showbizit që e ruan privatësinë e jetës së tyre. Ata e jetojnë një jetë të thjeshtë në fermë, dhe nuk ndajnë shumë fotografi nga jeta e tyre personale, me ndjekësit në rrjetet sociale.

34-vjeçarja Seyfried në vitin 2019 e kishte pranuar se do t'i pëlqente shumë ta shtonte familjen e saj, por nuk ndjehej e gatshme për një fëmijë të dytë.

Si duket aktorët e njohur hollywoodian, Amanda dhe Thomas, kanë vendosur ta shfrytëzojnë karantinën e shkaktuar nga pandemia për ta sjellë në jetë një fëmijë në privatësi të plotë dhe larg syrit të publikut. Njësoj kanë vendosur edhe shumë çifte tjera të showbizit si: Katy Perry dhe Orlando Bloom, Katherine Schwarzenegger dhe Chris Pratt, Joe Jonas dhe Sophie Turner, Joaquin Phoenix dhe Rooney Mara, Justin Timberlake dhe Jessica Biel, Gigi Hadid dhe Zayn Malik, Jude Law dhe Phillipa Coan, Leighton Meester dhe Adam Brody, Ed Sheeran dhe Cherry Seaborn dhe të tjerë.