Showbiz

Përfundojnë xhirimet e “Avatar 2”

Regjisori 66-vjeçar, James Cameron, i ka humbur rreth 4 muaj e gjysmë kohë të xhirimeve të filmave të ardhshëm, “Avatar”, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Por, puna rreth këtyre projekteve kishte rifilluar gjatë muajit korrik në Zelandë të Re, dhe së fundmi regjisori i famshëm e ka bërë të ditur lajmin se xhirimet e filmave kanë përfunduar, transmeton Koha.

Gjatë një bisede me videolidhje me aktorin e famshëm hollywoodian, Arnold Schwarzenegger, regjisori deklaroi: “Na ka mbetur edhe 10% punë në postproduksion, por xhirimet kanë përfunduar të gjitha. E kemi përfunduar 100% filmin ‘Avatar 2’ dhe 95% filmin ‘Avatar 3’.”

Cameron e ka pranuar se ekipi prapa realizimit të filmit kishin arritur ta kenë një jetë afërsisht normale, derisa kanë punuar rreth tij në Zelandë të Re kjo për shkak se ky shtet është përballur me pandeminë e koronavirusit në mënyrë jashtëzakonisht të mirë.

Vazhdimi i dytë në sagën e filmave fantastik-shkencorë “Avatar” do të fokusohet në personazhet, Jake Sully dhe Neytiri, të personifikuar në film nga Sam Worthington dhe Zoe Saldana, si dhe zë vend 12 vjet pas ngjarjes së filmit të parë të lansuar në vitin 2009.

Sipas studios filmike “20th Century Fox” pritet që filmi i dytë “Avatar” të lansohet nëpër kinema më 16 dhjetor të vitit 2022, filmi i tretë do të lansohet më 20 dhjetor të 2024. Ndërsa vazhdim i katërt dhe i fundit i këtij projekti me buxhet të lartë do të publikohen për publikun e gjerë në dhjetor të 2026 dhe 2028.

“Avatar” është filmi i dytë më fitimprurës në histori, me 2,8 miliardë dollarë të grumbulluara në arkat filmike.