Princesha e Britanisë së Madhe, Eugenie, që është mbesa e mbretëreshës Elizabeth, është shtatzënë me fëmijën e parë të cilin pritet ta sjellë në jetë në fillim të vitit 2021.
Lajmin e bëri të ditur familja mbretërore gjatë fundjavës, transmeton Koha.
Eugenie, që është e dhjeta në radhë për ta trashëguar fronin mbretëror dhe vajza e vogël e Princit Andrew dhe ish-gruas së tij, Sarah Ferguson, u martua me Jack Brooksbankun në kështjellën Windsor në pranverën e vitit 2018.
“Princesha Eugenie dhe zotëri Jack Brooksbank janë shumë të lumtur t’iu informojnë se janë në pritje të fëmijës së parë, i cili do të lindë në fillim të vitit 2021,” shkruhej në deklaratë zyrtare të lëshuar nga Pallati Buckingham.
Foshnja do të jetë stërmbesa ose stërnipi i nëntë i mbretëreshës 94-vjeçare, Elizabeth.
{gallery}