Showbiz

Ilira Gashi, pop-ylli zviceran me mbi 50 milionë klikime në YouTube

Vështirë të ketë ndonjë këngëtar në Zvicër më të suksesshëm ndërkombëtarisht sesa Ilira Gashi (25), shkruan të dielen gazeta Blick, teksa ka përgatitur një rrëfim për tatuazhet e saja.

Këngët e kësaj këngëtareje të njohur të muzikës pop nga Berni, prindërit e së cilës janë me prejardhje nga Shqipëria dhe Kosova, janë klikuar mbi 50 milionë herë në YouTube.

Me këngën “Fading”, ajo ishte në krye të top-listave gjermane për javë të tëra.

Pas Tina Turnerit (80), Ilira është këngëtarja më e njohur zvicerane në “Spotify”.

Por, si shkruan Blick, Ilira është edhe adhuruese e madhe e tatuazheve.

"Ata janë simbole të identitetit tim krijues", shpjegon ajo. "Një identitet i formësuar nga gratë e forta".