Showbiz

Aktorë yje të Hollywoodit pritet të jenë pjesë e filmit të ri “Gucci”

Aktorë yje të Hollywoodit pritet të jenë pjesë e filmit të ri “Gucci”

Robert De Niro, Al Pacino, Adam Driver dhe Jared Leto, janë në bisedime e sipër për t’u angazhuar me rol në filmin e ardhshëm të regjisorit Ridley Scott, “Gucci”.

Drama kriminalistike e bazuar në ngjarjen e vërtetë të vrasjes së afaristit italian dhe ish-drejtorit të shtëpisë së famshme të modës, Maurizio Gucci, ngjarje kjo e cila kishte ndodhur në vitin 1995, pritet ta përfshijë një ekip të madh të aktorëve yje, transmeton Koha.