Në gusht të vitit 2002, Alicia Keys ishte shumë e sëmurë nga gripi. Ishte gati koha për të marrë pjesë për herë të parë në ceremoninë e çmimeve “Grammy”.
Atë natë, ajo ishte e nominuar për gjashtë çmime, përfshirë edhe për këngën e vitit me këngën “Fallin’” dhe kishte për të performuar disa hite përkrah valltarit të flamengos, Joaquin Cortes, transmeton KOHA.
“E nxora veten nga shtrati”, kujton ajo në autobiografinë e saj “More Myself”. “Nuk doja ta humbja ceremoninë e parë ‘Grammy’, edhe nëse fytyra ime do të shkapërderdhej mbi tastet e pianos”.
Një vaksinë e vitaminës B12 e mbajti gjatë tërë ceremonisë, ku Keys rrëmbeu pesë nga gjashtë çmimet për të cilat ishte e nominuar, duke mundur rekordin Lauryn Hillit, e cila ishte këngëtarja me më së shumti trofe për një vit.
Përzierja e ndjenjave, sëmundja dhe përgjumja e bënë të ndihet sikur “kishte ardhur nga një tjetër hapësirë”.
“Cili artist i ri i fiton pesë çmime vetëm pas një albumi? Gjatë tërë natës më dukej e pabesueshme. Ndihesha sikur dola përtej planetit Tokë”, tha ajo.
Pas kësaj, më 2020 dhe Keys u rikthye në “Grammy” – këtë herë si nikoqire – kur Billie Ellish përsëriti suksesin me pesë çmime.
Adoleshentja, që ka lindur në vitin e njëjtë që Keys kishte debutuar, dukej jo rehat me tërë brohoritjet. Kur nominimet për albumin e vitit ishin lexuar, kamera e zuri atë duke thënë, “ju lutem, jo unë”. Në skenë, ajo e pranoi se ndihej se nuk e meritonte çmimin.
Duke e shikuar nga ana tjetër, Keys e dinte saktësisht se çka po përjetonte.