Showbiz

Alicia Keys ka frikë për djemtë e saj

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Alicia Keys, e ka pranuar së fundmi se është e tmerruar për faktin se po i rritë dy djem zezak në një botë kaq armiqësore.

Ylli i hitit “Empire State of Mind” e cila e ka një djalë nëntë vjeçar, Egypt dhe një gjashtë vjeçar, Genesis, me bashkëshortin Swizz Beats, ishte shtatzënë me fëmijën e dytë kur në vitin 2014 kur lëvizja “Black Lives Matter”, e organizoi një protestë madhore pas vrasjes së një tinejxheri afrikano-amerikan të paarmatosur nga një polic në Missouri, dhe e pranoi se klima politike në vend atëkohë e rëndonte shumë mendjen dhe zemrën e saj.

E pyetur nëse atëkohë ishte në ankth për faktin se po e sillte në jetë të një djalë, këngëtarja tha: “Ishte një eksperiencë tmerruese. A vazhdoj të jem e brengosur për sigurinë e djemve të mi? Po. A është kjo një ndjenjë torturuese? Po. Vetëm fakti se një fëmijë afrikano-amerikan duhet të mendojë nëse një polic është i mirë apo i keq, është çmenduri e vërtetë. Ka shumë polic të mirë dhe të ndershëm, por është i mundimshëm fakti se ti duhet ta trajnosh trurin tënd që jo gjithmonë gjërat mund të shkojnë mirë.”

Derisa Keys në të kaluarën i kishte shmangur pyetjet rreth racës nga djali i saj i madh, ajo thotë se me djalin e vogël ka filluar të diskutoj më shumë rreth kësaj çështje, transmeton Koha.

Këngëtarja 39-vjeçare po ashtu thotë se e urren të përshkruhet si një person i famshëm, dhe i duket ofenduese që vetëm për faktin se është vazhdimisht në syrin e publikut, njerëzit mendojnë se ajo nuk është mjaftueshëm e edukuar apo ka opinione të cilat vlejnë dhe janë të konsiderueshme.

Në lajme të tjera, Alicia Keys e ka zbuluar lajmin se albumi i saj i ri i vetëtitulluar do të lansohet në fund të kësaj jave.

Ky incizim vjen pas atij të vitit 2016, “Here”, dhe do të jetë albumi i shtatë i incizuar në studio për kantautoren amerikane. Keys tashmë i ka publikuar katër këngë të albumit të ardhshëm, “So Done” në bashkëpunime me këngëtarin Khalid, “Love Looks Better”, “Perfect Ëay To Die” dhe “Good Job”.