Showbiz

Kelis është bërë nënë për herë të tretë

Ylli i hitit “Milkshake”, Kelis, e ka konfirmuar lajmin se ajo dhe bashkëshorti i saj, Mike Mora, e kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të dytë së bashku. Kelis e ka edhe një djalë 11 vjeçar nga martesa e saj e parë me reperin, Nas.

Përmes rrjetit social Instagram, Kelis e ka informuar publikun se foshnja është vajzë duke mos e zbuluar emrin e saj, por tutje ka treguar se lindja ishte mjaft e vështirë për të.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

She’s just the sweetest little thing

A post shared by Kelis (@kelis) on

 

Këngëtarja 41-vjeçare e kishte bërë të ditur lajmin e shtatzënisë së tretë, tek para një muaji, duke e vazhduar traditën e ruajtjes së privatësisë së jetës personale, transmeton Koha.

Tani, Kelis e gëzon një familje pesë anëtarësh dhe këngëtarja nuk e ka fshehur dot gëzimin që më në fund, shtëpisë i është shtuar edhe një vajzë.

Vjetëve të fundit Kelis nuk ka qenë shumë aktive në muzikë. Projekti i saj i fundit muzikor erdhi në bashkëpunim me dyshen e muzikës elektronike, “Disclosure”. Kënga mban titullin “Watch Your Step” dhe u lansua në gusht të këtij viti.