Showbiz

Rita Ora mahnit me pamjen e saj

Këngëtarja me prejardhje kosovare, Rita Ora, është siguruar që e gjithë vëmendje të jetë tek pamja e saj, teksa kishte dalë për të festuar me shoqëri të hënën mbrëma në Londër.

Ylli i hitit “Hot Right Now” shkëlqente me fizikun e saj dhe tenin e rrezitur, teksa kishte veshur një fustan të shkurtër që i theksonte dekoltenë dhe këmbët. Veshjen, këngëtarja 29-vjeçare kishte vendosur ta ilustrojë me flokët e bardha të lëshuara, të cila e karakterizojnë bukuroshen Ora, si dhe stoli të shumta prej ari.

Ndërsa, këtë pamje atraktive ajo ka vendosur ta ndajë me fansat e saj në rrjetet sociale, duke e realizuar një fotosesion brenda veturës, transmeton Koha.

Krahas fotografive të postuara në Instagram, Rita kishte shkruar: “Fotografitë para dhe pas trajtimit, të shoqëruara me një buzëqeshje të madhe në fund… gëzuar e hëna të gjithëve”.

Fotografitë u pëlqyen jashtë mase nga ndjekësit e këngëtares, të cilët e komplimentuan pamjen e saj atraktive pas pushimeve verore.

Si duket, Ora ka vendosur që dalëngadalë t’i kthehet jetës normale, duke dalë për të festuar në lokalet e natës në Londër, pas disa muajsh në karantinë.

Ndërkaq, sa i takon fizikut të saj, këngëtarja e shndërruar në një prej personave më të kërkuar për bashkëpunim nga markat e ndryshme të modës, së fundmi e ka zbuluar sekretin e saj.

Ylli i hitit “Girls” shpesh e trajton veten me një procedurë kundër celulitit e cila kushton rreth 450 funte për një seancë, tek ekspertja për lëkurë Shane Cooper, ka raportuar gazeta “The Sun”.

{gallery}