Showbiz

Tyler Perry është bërë zyrtarisht miliarder

Foto: Today
Foto: Today
 

Filmbërësi i njohur 50-vjeçar, Tyler Perry, është bërë anëtari i fundit hollywoodian i klubit të miliarderëve. Nga viti 2005, ai ka arritur ta krijojë një pasuri prej 1.4 miliard dollarëve, transmeton Koha.

Sipas revistës “Forbes”, Perry e ka fituar pasurinë e tij përmes aftësive të jashtëzakonshme për biznes, dhe ai zotëron 100 për qind të fitimeve të çdo serie, filmi e deri te prodhimet skenike që i krijon.