Showbiz

Harry dhe Meghan po punojnë në realizimin e një shou televiziv

Harry dhe Meghan po punojnë në realizimin e një shou televiziv
 

Princi Harry dhe Meghan Markle, besohet se po planifikojnë ta krijojnë një shou televiziv i cili do të fokusohet në fuqizimin e gruas dhe pabarazinë racore.

Çifti thuhet se është duke ia prezantuar këtë ide drejtorëve ekzekutiv të disa kanaleve televizive, derisa burime të afërta bëjnë të ditur që programi do të prek tema të tilla si diskriminimi dhe pabarazia në shoqëri, çështje këto të cila Dukesha e Sussexit i ka shumë për zemër.

“Ata e kanë sugjeruar një shou televiziv i cili fokusohet në fuqizimin e grave dhe vajzave të reja në botën e sotme. Aty do të trajtohen tema të tilla si racizmi, politika dhe barazia gjinore. Meghan dhe Harry duan që përmes këtij projekti ta vazhdojnë vizionin e tyre rreth fuqizimit të të rinjve,” citohet të ketë thënë një burim i çiftit për gazetën “The Sunday Mirror”.

35-vjeçari Harry dhe 39-vjeçarja Meghan, gjithashtu do të paraqiten në shoun e propozuar por nuk do të jenë në qendër të fokusit, pasi emisioni i dedikohet më shumë njerëzve nga jeta e përditshme, transmeton Koha.

Çifti mbretërorë që janë prindër të një vjeçarit, Archie, do të shërbejnë si producent të këtij projekti televiziv, sapo të arrijnë marrëveshje me ndonjë shtëpi mediale.