Showbiz

Vdes kitaristi i rok grupit Red Hot Chili Peppers

Në moshën 64-vjeç, ka vdekur kitarsti i rok grupit ‘Red Hot Chili Peppers’, Jack Sherman, i cili ishte shfaqur në skenë me debutimin e albumit nga ky grup.

Sherman, i cili iu bashkangjit grupit në turneun e parë në SHBA në vitin 1984, po ashtu bashkëpunoi në shkrimin e teksteve të këngëve për albumin e tyre të dytë.

Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së tij, raporton BBC. 

Sherman kishte zëvendësuar kitaristin dhe një nga anëtarët themelues të grupit, Hillel Slovak, në dhjetor të vitit 1983. Slovak ishte rikthyer në grup në vitin 1985, kur Sherman ishte larguar.

Megjithatë, Sherman vazhdoi kontributin e tij në albumet tjera të grupit, ashtu si bashkëpunoi me artistë të mëdhenjë si, Bob Dylan dhe George Clinton, transmeton KOHA.