Këngëtarja 32 vjeçe është duke punuar në një album të ri, pas albumit “25” të vitit 2015, por thotë se nuk e ka idenë se kur do të kompletohet dhe publikohet ky album.
Adele në faqen e saj të Instagramit publikoi fotografinë e një libri që është duke lexuar, me porosinë: “Nëse jeni gati, ky libër do t’ju shkundë tërësisht”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jam shumë e gatshme tani për veten pasi që e lexova këtë libër. Më duket thuajse ia nisa jetës nga fillimi!”, tha ajo.
Por kur një adhurues e komentoi postimin duke shkruar “Adele ku është albumi?”, ajo u përgjigj: “Për të thënë të vërtetën, nuk e kam idenë”.
Më herët u raportua se këngëtarja e cila ka fituar shumë çmime është duke e dhënë zemrën dhe shpirtin në albumin e saj të ri, ku po bashkëpunon me Raphael Saadiq dhe John Legend.
Gjithashtu thuhej se Adele ka përjetuar krijimin e muzikës së re “si terapi” pas përfundimit të martesës me Simon Koneckin vitin e kaluar.