Showbiz

Dwayne Johnson kryeson listën e aktorëve më të paguar në botë

Dwayne Johnson për vitin e dytë radhazi është aktori më i paguar në botë, sipas Forbes.

Johnson, i njohur edhe si “The Rock”, ka fituar 87.5 milionë dollarë nga 1 qershori i vitit 2019 deri më 1 qershor 2020, transmeton KOHA.

Forbes thotë se ai ka përfituar 23.5 milionë dollarë për të luajtur në filmin e Netflixit “Red Notice”. Ai gjithashtu ka përfituar nga “Project Rock” linjën e veshjeve të fitnesit për Under Armour.

Ryan Reynolds, që luan me Johnsonin në “Red Notice”, renditet i dyti. Ai ka përfituar nga ky film 20 milionë dollarë, plus 20 milionë të tjerë nga filmi “Six Underground” të Netflixit.

Kurse në total ka përfituar 71.5 milionë dollarë për një vit.

Aktori dhe producenti Mark Wahlberg, që ka luajtur në komedinë e Netflixit “Spenser Confidential”, ishte i treti me 58 milionë dollarë.

Pas tij renditen Ben Affleck me 55 milionë dhe Vin Diesel me 54 milionë dollarë.

Akshay Kumar, ylli i vetëm Bollywoodian që është në top 10-she, renditet i gjashti me 48.5 milionë dollarë. Shumica prej të cilave kanë ardhur nga miratimi i produkteve.

Në fund të listës janë Lin-Manuel Miranda me 45.5 milionë, Will Smith me 44.5 milionë, Adam Sandler me 41 milionë dhe Jackie Chan me 40 milionë dollarë.