MacKenzie Scott, dikur MacKenzie Bezos, tashmë ka dhuruar afro 1.7 miliardë dollarë të pasurisë së saj për një sërë organizatash bamirëse, pasi u zotua vitin e kaluar për të dhënë pjesën më të madhe të pasurisë gjatë jetës së saj.
Scott njoftoi të martën se ajo ka ndryshuar mbiemrin e saj në emrin e mesëm me të cilin u rrit, pas divorcit të saj nga drejtori i përgjithshëm i “Amazonit”, Jeff Bezos, vitin e kaluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoScott mori një të katërtën e aksioneve në “Amazon” të Bezos në marrëveshjen e divorcit të çiftit vitin e kaluar, duke i dhënë asaj një pjesë të aksioneve prej katër për qind që ishte me vlerë më shumë se 35 miliardë dollarë në atë kohë.
Vlera e saj neto aktualisht konsiderohet të jetë rreth 60 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Bloomberg Billionaire’s.