Showbiz

Çifti mbretëror Harry dhe Meghan do të ftohen në dasmën e Brooklyn Beckhamit

Princi Harry dhe Dukesha e Sussexit, Meghan Markle, do të ftohen në dasmën e Brooklyn Beckhamit.

21-vjeçari që është djali i madh i çiftit të famshëm të showbizit, David dhe Victoria Beckham, pritet ta kurorëzojë me martesë lidhjen e tij me aktoren, Nicola Peltz, dhe besohet se në dasmë do të ftohet edhe çifti mbretëror.

Familja Beckham janë miq të mirë me dyshen e famshme, Harry dhe Meghan, transmeton Koha.

Duka dhe Dukesha e Sussexit po ashtu e kishin ftuar futbollistin e njohur, David Beckham dhe këngëtaren e shndërruar në disenjatore, Victoria Beckham, në dasmën e tyre e cila zuri vend në prill të vitit 2018 dhe sipas burimeve të afërta, dyshja e famshme do t’ia kthejë favorin çiftit mbretërorë, duke i ftuar ata në dasmën e djalit të tyre e cila pritet të jetë mjaft glamuroze.

Brooklyn po ashtu po shpreson që kumbara e tij, Elton John, të mund ta ndjekë dasmën. Tutje, besohet që vëllezërit e tij, Romeo dhe Cruz, do të jenë përcjellësit e dhëndrit ndërsa motra e tij e vogël, Harper, do të jetë në rolin e shoqërueses së nuses.

Brooklyn dhe Nicola, po planifikojnë ta organizojnë ceremoninë martesore në Puglia të Italisë, në lokacionin ku, Justin Timberlake dhe Jessica Biel, ishin martuar në vitin 2012.

{gallery}