Showbiz

Anne-Marie ka bashkëpunuar me reperen Doja Cat për këngën e re “To Be Young”

Këngëtarja 29-vjeçare, Anne-Marie, e ka bërë të ditur lajmin se ka bashkëpunuar me yllin e hitit “Say So”, Doja Cat, në realizimin e këngës së re me titull “To Be Yong”, e cila lansohet të premten më 17 korrik.

Krahas postimit të një fotografie në Twitter, ku dy artistet shfaqen në formë të animacionit, Anne-Marie ka shkruar: “TO BE YOUNG ft @DojaCat lansohet të premten.”

 

 

“To Be Young” do të jetë videoprojekti e tretë i lansuar nga Anne-Marie gjatë këtij viti, pas publikimit të këngëve “Her” dhe “Birthday”, transmeton Koha.

Ndërkohë, ky lansim i ri vjen pak kohë pasi këngëtarja e kishte pranuar se katër herë kishte menduar ta lërë muzikën, për shkak të shëndetit të saj mendor.

Ylli i muzikës ka folur hapur për betejën e saj me depresionin dhe ankthin, veçanërisht prej se është bërë e famshme, si dhe e ka pranuar që këto ndjenja e kanë bërë të dyshojë në karrierën e saj. Por, sipas këngëtares, përmbushja e ëndrrës së fëmijërisë është ajo çka e ka bërë të vazhdojë tutje.

Anne-Marie ka treguar se i ka provuar disa lloje të terapisë dhe aktualisht po e bënë më të mirën e mundshme për t’i tejkaluar vështirësitë me të cilat po përballet në jetën e përditshme.