Showbiz

Viola Davis mendon se gjithë jeta e saj ka qenë një lloj proteste

Descriptive Text

Ylli i serisë “How to Get Away with Murder”, Viola Davis, insiston në idenë se shumë aspekte të jetës së saj e kanë bërë të ndihet sikur është duke protestuar për të drejtat e burrave dhe grave zezake.

“Më duket se e gjithë jeta ime ka qenë një lloj proteste. Kompania ime filmike është protestë për të drejtat racore. Refuzimi im për të vënë paruke në ceremoninë ‘Oscar’ të vitit 2012, ishte njëfarë proteste nga ana ime. Pra, të protestuarit është pjesë e zërit tim,” citohet të ketë thënë aktorja në intervistën e fundit për “Vanity Fair”, me ç’rast edhe përfshihet në ballinën e numrit më të ri të revistës.

Viola Davis ka qenë një prej personave më aktiv në protestat kundër vdekjes së George Floydit, por për shkak të krizës aktuale shëndetësore, aktorja thotë të jetë ndier e izoluar nga kjo lëvizje, pasi nuk ka pasur mundësi të dal lirshëm për të protestuar në rrugë, si pasojë e pandemisë së koronavirusit, transmeton Koha.

Tutje, në intervistën ekskluzive për revistën “Vanity Fair”, Davis deklaroi se mendon që në industrinë e filmit duhet të krijohen më shumë mundësi, për personat e komunitetit të zezakëve.

“Në Hollywood nuk ofrohen shumë mundësi për ta dërguar një aktore tipike zezake në radhët e aktoreve të kategorisë së lartë. Emma Stone, Reese Witherspoon, Kristen Stewart, që të gjitha janë aktore të bardha të jashtëzakonshme të cilave u janë ofruar role të mrekullueshme në secilën fazë të jetës, dhe që i kanë sjellë në pozitën të cilën e gëzojnë sot në industri. Fatkeqësisht, nuk mund ta themi të njëjtën gjë edhe për aktoret me ngjyrë,” ka përfunduar tutje Davis.

{gallery}