Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Angelia Jolie foli për rëndësinë e arsimit për fëmijët anembanë globit

Ylli i filmave “Maleficent”, Angelina Jolie, e cila shërben si e dërguar speciale e UNHCR-s për çështjet e refugjatëve, dëshiron të sigurohet që të rinjve u ofrohet qasje në arsim edhe pas kalimit të pandemisë së koronavirusit, kjo pasi së fundmi në media u raportua se rreth 1.5 miliard fëmijë anembanë globit, aktualisht nuk janë duke shkuar në shkollë.

Kjo shifër është shumë më e lartë se ajo e shënuar para pandemisë, kur 260 milionë fëmijë nuk kishin qasje në shkolla, transmeton Koha.

Aktorja Jolie insiston në rëndësinë e arsimit tek fëmijët, dhe jo vetëm për qëllime edukuese.

“Për miliona fëmijë dhe të rinj, shkollat janë dritare e rëndësishme e hapjes së mundësive në jetë, dhe një vend i cili i mbron ata. Klasat e mësimit u ofrojnë atyre mbrojtje ose të paktën i mban larg dhunës dhe rrethanave të tjera të vështira. Dhe pa u ofruar ndihmë urgjente praktike, disa nga këta fëmijë që kanë mbetur pa u shkolluar për shkak të pandemisë së koronavirusit, rrezikojnë të mos kthehen në më kurrë në shkolla. Ne duhet të gjejmë mënyra që të sigurojmë qasje në vazhdimësinë e arsimit, për të rinjtë anembanë botës. Sigurimi i arsimit për fëmijët refugjatë është diçka të cilën mund të bëjmë, nëse të gjithë i bashkojmë forcat,” citohet të ketë thënë Jolie.

Mesazhi i aktores së njohur hollywoodiane, vjen pasi qeveria Britanike u zotua se do t’i dhurojë 5.3 milionë funte për organizatën UNHCR, me qëllim të mbrojtjes së edukimit të fëmijëve refugjatë.

Edhe Angelina Jolie e ka nxitur Kongresin t’i ndihmojë familjet në nevojë për ushqim Showbiz Angelina Jolie e ka nxitur Kongresin t’i ndihmojë familjet në nevojë për ushqim

Lajmi, po ashtu vjen pas raportit të organizatës, “Save the Children”, e cila paralajmëroi për urgjencën e fshehtë të arsimit, me të cilën përballen kryesisht fëmijët më të varfër të botës.

Sipas këtij raporti, rreziku i dëmtimit të sistemit arsimorë pas pandemisë, i prek vendet e varfra të tilla si: Nigeria, Mali, Chadi, Liberia, Afghanistani, Guinea, Mauritania, Yemeni, Nigeria, Pakistani, Senegali dhe Bregu i Fildishtë.