Showbiz

Josh Brolin do të bëhet baba për të katërtën herë

Ylli i filmit “Avengers: Endgame”, Josh Brolin dhe bashkëshortja e tij, Kathryn Brolin, janë në pritje të fëmijës së dytë së bashku, që njëkohësisht do të jetë fëmija i katërt për aktorin i famshëm, i cili tashmë është baba i dy djemve të rritur, Eden 26-vjeçar dhe Trevor 32-vjeçar.

Kathryn Brolin, e ka konfirmuar lajmin e shtatzënisë të martën përmes rrjeteve sociale, duke e postuar mesazhin ku shkruhej: “Familja Brolin po rritet!! Foshnja jonë e vogël është rrugës dhe do të mbërrijë këtu në dhjetor...”

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

The Brolin’s are a growin’ !! Our little December babe is on the way.... ?

A post shared by k a t h r y n b r o l i n (@kathrynbrolin) on

 

Deri më tani, aktori 52-vjeçar i njohur për role të shumta në filma hollywoodian, nuk ka komentuar rreth kësaj shtatzënie, transmeton Koja. Por lajmi i lumtur vjen pasi çifti, që u martua në shtator të vitit 2016, e mirëpritën në jetë një vajzë të quajtur Westlyn, në nëntor të 2018-s.

Ndërkohë, aktori i filmave “Deadpool 2” në të kaluarën kishte deklaruar se është ndier nervoz për faktin se do të bëhej baba sërish, por që është emocionuar tej mase kur e ka kuptuar lajmin e shtatzënisë së parë të gruas së tij me vajzën e çiftit, Westlyn, kjo ngase i pëlqen shoqëria e fëmijëve të vegjël nëpër shtëpi.

Brolin mendon se fëmijët të bëjnë të ndihesh më i ri me imagjinatën e tyre. Ata janë shumë argëtues dhe i sjellin familjes energji dhe harmoni.