Me një këngë të bukur ritmike kushtuar dashurisë, Valza dhe Kanita, vijnë për herë të parë në bashkëpunim.
Kënga e mban titullin “Hala” dhe vjen e shoqëruar edhe me videoklip, transmeton Koha.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër muzikën e këtij projekti është përkujdesur Mixey, melodia vjen e krijuar nga Mixey dhe Apollo, ndërsa teksti i këngës është shkruar nga Muma.
Kjo është hera e parë që dy këngëtaret simpatike dhe shumë të dashura nga publiku, Valza dhe Kanita, i shohim në një videoprojekt të përbashkët por si duket ato janë përshtatur mjaft mirë me njëra-tjetrën, pasi ngjasojnë si në stilin e muzikës, ashtu edhe në dukje.
Përgjatë vjetëve e kemi parë që bashkëpunimet mes këngëtareve femra rezultojnë mjaft të suksesshme në tregun muzikor, dhe mirëpriten nga publiku i gjerë. Disa prej tyre janë: Argjentina Ramosaj dhe Gjira, Dafina Zeqiri dhe Tayna, Nora dhe Era Istrefi, Kida dhe Xhensila Myrtezaj dhe të tjerë.
Këngën e re “Hala” nga Valza dhe Kanita, tashmë e gjeni në platformën muzikore YouTube.