Showbiz

Sinan Vllasaliu lanson këngën e re “Jemi nda”

Këngëtari shumë i dashur i publikut mbarë shqiptarë, Sinan Vllasaliu, duket se ka vendosur që ta përcjellë sezonin veror me projekte të reja muzikore, njësoj siç ka vepruar para se pandemia e koronavirusit të pezullonte gjithçka, përfshirë edhe mbrëmjet muzikore të cilat janë tejet të rëndësishme për artistët e muzikës popullore.

Të martën më 30 qershor, Vllasaliu e lansoi këngën e tij të re me titull “Jemi nda” të cilën e ka shoqëruar edhe me një videoklip të thjeshtë, transmeton Koha.

Kënga e cila është në stilin e zakonshëm të Vllasaliut dhe mjaft ritmike, vjen me muzikë dhe tekst të bashkëpunëtorit të kamotshëm të tij, Ilir Berani, derisa për orkestrimin është përkujdesur Miti Geci. Videoklipi i këngës “Jemi nda” është realizuar nga “BUG Production”.

Videoprojekti i fundit i Sinan Vllasaliut erdhi në bashkëpunim me Genc Prelvukajn, dhe e mbante titullin “Hallall e ke”. Kjo këngë u mirëprit nga adhuruesit e muzikës së dy këngëtarëve, duke i marrë më shumë se 3 milionë klikime në platformën YouTube.