Showbiz

Kim Kardashian West bëhet miliardere

Reperi i njohur nga Chicago, Kanye West, e ka nderuar me një mesazh online gruan e tij, Kim Kardashian West, pasi ajo u bë zyrtarisht miliardere.

Ylli 39-vjeçar i muzikës e ka postuar një mesazh në Twitter përmes së cilin e lavdëron partneren dhe nënën e fëmijëve të tij, për arritjen e statutit të miliarderes, transmeton Koha. Ai e ka përgëzuar yllin televiziv për tejkalimin e situatave dhe sfidave mjaft të vështira në jetë, duke thënë se ndihet shumë krenar për të.

“Jam shumë krenar me gruan time të bukur, Kim Kardashian West, e cila zyrtarisht është shndërruar në miliardere. Ti i ke bërë ballë plot situatave të vështira në jetë dhe tani Zoti po ndriçon mbi ty dhe familjen tonë të bukur. Jam shumë i bekuar që kjo është jeta jonë, dhe unë ta kam krijuar këtë jetë. Të duam shumë.”

 

 

Mesazhi i Westit vjen pasi Kardashian i shiti disa aksione të kompanisë së saj “KKW Beauty”, në çmim prej 200 milionë dollarëve. Tani kompania e produkteve kozmetike “Coty” i posedon 20 për qind të aksioneve të brendit të bukuroshes televizive, që do të thotë se biznesi i Kimit zyrtarisht e kap vlerën prej 1 miliard dollarësh.

“Ky partneritet do të më mundësojë të fokusohem më shumë në elementet kreative të produkteve të cilat i krijoj me shumë pasion, dhe në të njëjtën kohë do të përfitojë nga burimet e jashtëzakonshme të kompanisë ‘Coty’, si dhe do të kem mundësi t’i lansojë produktet e mia anembanë botës,” ka deklaruar Kardashian përmes një komunikate.

Por, ylli televiziv nuk është e vetmja që së fundmi ka nënshkruar kontratë të madhe të biznesit. Edhe bashkëshorti i saj me të cilin i ka katër fëmijë, North, Saint, Chicago dhe Psalm, në fillim të javës e nënshkroi një marrëveshje dhjetë vjeçare më kompaninë e tekstilit “Gap”, me të cilët do ta lansojë një linjë të re të produkteve “Yezzy Gap”, për burra, gra dhe fëmijë.

{gallery}