Disa prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare kanë paralajmëruar bashkëpunime këtë verë.
Në mesin e tyre edhe Dafina Zeqiri, e cila i bashkon forcat me dyshen e suksesshme, Ledri Vula dhe Lumi B, me të cilët ka punuar edhe në të kaluarën, transmeton Koha.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDhe përmes rrjeteve sociale, këngëtarja ka ndarë detaje rreth këngës e cila mbanë titullin “Aman”, dhe xhirimet e klipit të saj tashmë kanë filluar. Dafina shfaqet jashtëzakonisht e bukur dhe tërheqëse në këtë videoprojekt, derisa për dukjen e saj janë përkujdesur bashkëpunëtorët e saj të zakonshëm, disenjatorja Drenusha Xharra dhe grimeri Arbër Bytyqi.
Kënga “Aman” pritet të lansohet së shpejti derisa ajo do të jetë pjesë e albumit “Dafinë Moj”.
Megjithëse viti 2020 po karakterizohet me pandeminë e koronavirusit dhe karantinën, disa këngëtarë janë kujdesur ta argëtojnë publikun në këtë kohë të vështirë me lansimin e projekteve të reja muzikore.
Një prej tyre është edhe Dafina Zeqiri e cila deri më tani i ka lansuar tri këngë me videoklip, “Merri krejt”, “Një herë në jetë” dhe “A je pendu”, e të cilat kanë rezultuar mjaft të suksesshme dhe kanë marrë klikime të shumta nga fansat e këngëtares, në platformën muzikore YouTube.