Showbiz

Albumi i ri i këngëtares Ellie Goulding zbulon detaje nga jeta e saj personale

Albumi i ri i këngëtares Ellie Goulding zbulon detaje nga jeta e saj personale
 

Këngëtarja 33-vjeçare, Ellie Goulding, do ta lansojë albumin e ri “Brightest Blue” që vjen pas atij të vitit 2015, “Delirium”, më 17 korrik të këtij viti, dhe së fundmi ajo e ka pranuar që derisa gjatë intervistave tregohet shumë e matur kur flet për jetën e saj personale, e ka më të lehtë t’ia hapë zemrën publikut përmes teksteve të këngëve të saj, transmeton Koha.

Gazeta “The Sun” e ka cituar këngëtaren duke thënë: “Më duket se ky është albumi i cili zbulon më shumë detaje rreth asaj që kanë ndodhur në jetën time. Në intervista unë nuk flas shumë për jetën time personale, por këto detaje u ruaj për tekstet e këngëve të mia.”