Në një intervistë për “Vanity Fair”, aktorja Angelina Jolie ka treguar për herë të parë pse e ka quajtur vajzën e saj Shiloh.
Shiloh është 14-vjeçare dhe siç ka njoftuar aktorja, është shumë e lidhur me prindërit e saj.
“Pas emrit Shiloh fshihet një histori shumë e trishtë. Me këtë emër unë regjistrohesha nëpër hotele kur udhëtoja në mënyrë që askush të mos e kuptonte që isha unë. Emri që përdorja ishte Shiloh Baptist”, tregoi e emocionuar ylli i Hollivudit, shkruan revista Hello.
Më pas ajo tregoi se Shiloh Baptist do të quhej fëmija i parë i prindërve të saj por që foshnja nuk u pagëzua kurrë me këtë emër pasi mamaja e saj dështoi gjatë shtatzënisë.
Kjo është një temë delikate në familjen e tyre për të cilën nuk flitet shpesh, prandaj për Angelinën ishte diçka e veçantë ta përdorte këtë emër për vajzën e saj.